Shkurt.ch

Po u vjen fundi i sms-ave dhe thirrjeve të padëshiruara në Zvicër!

Me dhjetëra SMS (mesazhe telefonike) dhe thirrje reklamash vijnë nëpër telefona mobilë dhe telefona fiksë, sidomos gjatë sezonit të verës dhe gjatë festave të fundvitit.

Oferta të lira udhëtimesh për Prishtinë, paketa televizive programesh në gjuhën shqipe, kredi e sigurime janë reklama që për çdo ditë vijnë nëpërmjet sms-ave dhe call centreve që telefonojnë në shtëpitë tuaja.

Prej nga e kanë siguruar numrin tuaj mobil dhe fiks, askush nuk e di.

Deri tash masat që janë marrë kundër thirrjeve dhe sms-ave të padëshiruara në telefonat mobilë dhe fiksë nuk kanë dhënë rezultate.

Megjithatë, një lajm i mirë vjen nga Berma.

Këshilli Federal i Zvicrës do të marrë veprime kundër telemarketingunt të padëshiruar në telefonat mobilë.

Që nga fillimi i vitit thirrje të tilla të telemarketingut janë shtuar edhe në telefonat mobilë.

Gjatë verës deputetja e PS-së, Anita Fetz, kishte kërkuar që thirrjet e telemarketingut në telefonat mobilë të ndalohen dhe të klasifikohen si vepra të dënueshme.

Problematika e njëjtë ishte aktualizuar në Dhomën e kantoneve nga Fetz.

Politikania e SP-së thotë se ka thirrje të tilla. Deri tani askush nuk ka ndërmarrë asgjë kundër tyre.“Me gjithë „fshehjen“ e numrit, nëpërmjet kompjuterit atumatikisht zbulojnë sërish numrin tuaj. Shumica e këtyre numrave bllokohen, po ata shumë lehtë fillojnë telemarketingun me numra të tjerë.

Një ditë pas zgjedhjeve federale, Qeveria e Zvicës ka nisur konsultimin në lidhje me Ligjin e ri për Telekomunikacionin, pa u vënë re nga publiku.

Sipas draftit në fjalë, numrat e telemarketingut që nuk janë të regjistruar do të bllokohen. Kjo përfshin shumicën e numrave të telefonave mobilë. Kjo korrespondon saktësisht me kërkesën e politikanes Fetz. Ajo shpreson se legjislacioni i duhur mund të hyjë në fuqi sa më shpejt të jetë e mundur.

Deri më tani autoritetet ishin të pafuqishme kundër thirrjeve të tilla të telemarketingut.  Ligjërisht janë ndaluar thirrjet e telemarketingut për numrat në librin e numrave të telefonit që figurojnë me një yll. Shumica e telefonave që torturojnë me sms dhe thirrje të padëshiruara nuk janë të regjistruar askund, por ata nuk mund të ndiqet penalisht.

Ministrja Doris Leuthard ka pranuar se teknikisht nuk do të jetë e lehtë për t’i bllokuar thirrjet e tilla, për shkak se qendra e thirrjeve “Call Centre“ janë vendosur jashtë vendit. Sic shkruan 20 min, aktualisht janë duke u shqyrtuar masa të ndryshme për të gjetur një rrugë të mundshme për ta rregulluar këtë çështje.

Zyra Federale e Komunikacionit, përveç një ndalimi të përgjithshëm të numrave të telefonit të paregjistruar, është duke menduar edhe për masa të tjera.

Për shembull, sipas tyre, kompania telefonike duhet të jetë më e vetëdijshme dhe të marrë përgjegjësi për numrat problematikë në rrjetin e saj.

Po ashtu Call Center do të duhet të zbulojnë një numër, i cili është i regjistruar në numëratorin telefonik.
Ka ndodhur tashmë kur edhe janë mashtruar njerëzit nga persona të panjohur që dërgojnë mesazhe telefonike me oferta joshëse, sigurisht me çmime të ulëta, për fluturim në Prishtinë.

Viktimat, duke i besuar mesazhit, kanë paguar online në xhirollogarinë që i ka ardhur bashkë me mesazhin. Por, kur është dashur ta marrin biletën e paguar, e kuptojnë mashtrimin: bileta nuk ekziston, ashtu sikurse as agjencia që “ua ka shitur” atë.

Duke qenë se në prag të kohës së pushimeve mund të ndodhë që numri i këtyre mashtrimeve të rritet, autoritetet e sigurisë kanë rekomanduar të gjithë ata që udhëtojnë drejt Kosovës të mos u besojnë mesazheve të ardhura në telefon, por që biletat t i nxjerrin ekskluzivisht në agjencitë e njohura të udhëtimit ose drejtpërdrejt në aviokompanitë përkatëse.