E-Diaspora
Po kërkohej për vrasje, kosovari kapet për shkak të telefonimit gjatë vozitjes
Shtetasi kosovar është dërguar në burgun për deportim, prej nga do të transportohet në Kosovë, ku e pret dënimi me burg të përjetshëm
Në mesditën e të shtunës, policët në Mindelheim, Landi i Bavarisë, kanë kapur një burrë 28-vjeçar derisa po përdorte telefonin mobil gjatë ngasjes së makinës, shkruan polizei.bayern.de. Atë e kishin ndaluar për ta kontrolluar pasi kishin parë se po telefononte duke qenë në vozitje e sipër.
Por, siç konstatojnë ndërkohë policët, personi në fjalë që po e ngiste një mercedes, ishte i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kosovare për një vrasje të rëndë, të kryer në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Shtetasi kosovar është dërguar në burgun për deportim, prej nga do të transportohet në Kosovë, ku e pret dënimi me burgim të përjetshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














