albinfo.ch
Zhvillim
“Plisat” e Zvicrës ndihmojnë njerëzit në nevojë
Rreth 200 shqiptarë, pjesë e shoqatës së klubit ”Plisat” nga Zvicra, kanë shënuar në qendër të Gjilanit një aktivitetet simbolik, me qëllim human.
Ky grup të rinjsh që pasion kanë motoçikletën, erdhën me to nga shteti helvetik. Ndërkaq kanë defiluar nëpër rrugët e qytetit lindor. Gjatë këtij aktiviteti pati edhe performim muzikor.
Nuk është hera e parë, që klubi i Plisave nga Zvicra, mblidhen për Bamirësi.
10 vjetorin e themelimit të këtij klubi, i përbërë me anëtarë nga të gjitha trevat shqiptare, ata vendosën ta kremtojnë në qytetin lindor të Gjilanit.
Prapa aktivitetit të tyre simbolik, qëndron humanizmi.
Kreu i klubit Plisat nga Zvicra, Bekim Dalipi, theksoi se prej momentit që është dhënë ideja, janë siguruar mjetet e mjaftueshme, që do të dedikohen për ndërtimin e një shtëpie, për ndonjë familje në nevojë.
“Kjo ide ka qenë e vetë klubit dhe anëtarëve, iniciativa ka nisur kah mesi i dhjetorit dhe është finalizuar. Mjetet janë mbledhur, aktualisht është vetëm festa, ndërkaq nga e hëna, do të bëhet përzgjedhja e familjes” tha Dalipi.
Anëtarët e shoqatës Plisat në Zvicër, që pasion kanë motoçikletën, i sollën 60 të tilla nga Zvicra, për të defiluar me to rrugëve të Gjilanit.
Nënkryetari i klubit, Agron Azemi, nga Presheva që jeton në Zvicër tash e disa vjet, tha se u bashkua në këtë simbolikë, pa hezitim kur kuptoi se ajo ka qëllim bamirësie.
“Qëllimi ynë, është të mos ndalemi me ndërtimin e vetëm 1 shtëpie, por të krijojmë sa më shumë mjete, e tu ndihmojmë edhe familjeve tjera në nevojë, kjo do të varet nga shuma e mjeteve që do ti sigurojmë”, theksoi Azemi.
Ndërkaq anëtari i këtij klubi, Fahredin Maloku, theksoi nevojën për organizime të tilla. “Kemi ndihmuar edhe më parë, aq sa kanë qenë mundësitë e tona si klub,është ide e shkëlqyeshme e klubit dhe jemi bashkuar të gjithë anëtarët” ka deklaruar Maloku.
Pas mbledhjes së të hollave, drejtuesit e këtij klubi, do të bëjnë përzgjedhjen e një familje e cila është pa kulm mbi kokë dhe do ta bëjnë me shtëpi të re.
Klubi i “Plisave” nga Zvicra, 5 herë në vit, me motoçikleta, bëjnë ture në shumë qytete të ndryshme të shtetit helvetik dhe në ato shqiptare, ndërkaq ndajnë edhe fonde për njerëzit në nevojë.
Klubi “Plisat”, është themeluar në verën e vitit 2005 , nga nje grup të rinjsh adhurues të motoçiklizmit.
albinfo.ch ishte sponsor medial i aktivitetit të “Plisave” në Gjilan
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz