Kosova
Plani për Investim strategjik në Hotel Grand nga kompania kosovare-zvicerane
Një kompani kosovare-zvicerane me emrin Bau Hollding LLC dhe ASH me seli në Zvicër ka bërë publike projektin që përfshinë Hotelin Grand, sheshin Heroinat dhe lidhjen me platformën e NewBorn.
Ky projekt tashme ka kaluar me vota unanime te 8 anëtarëve te Grupit Operacional, një grup profesionistësh të deleguar nga ministritë respektive ( MTI, MF, MEA, MBPZHR, MZHR, MD), Komuna e Prishtinës dhe avokati i popullit, përcjell albinfo.ch.
Ndërtesa e “Hotel Grand” gjendet ne listën e objekteve të mbrojtura dhe në projektin e kompanisë shihet se është ruajtur identiteti dhe arkitektura origjinale e Hotelit. Ne ato pjesë të ndërtesës ku ky identitet është shkatërruar nder vite do të ri konstruktohet.
«Para se gjithash projekti ka për qellim rikthimin në jetë te komplet zonës, lidhjen dhe krijimin e një hapësire dinamike dhe komunikuese mes sheshit Zahir Pajaziti, sheshit Heroinat, platformës se Newborn dhe rrugës Garibaldi. Ky investim aktualizon dhe e kthen ne qendër të vëmendjes një nga ndërtesat ikone të qytetit siç është Hotel Grand. Qendrës se qytetit i jep gjallëri, e kthen vëmendjen e qytetareve tek qendra e qytetit dhe kontribuon qe e gjithë zona të bëhet me dinamike. Investimi përfshinë në vete hotelin, qendrën tregtare, zyre administrative, parking nëntokësor si dhe shume hapësira tjera rekreacioni dhe publike.”, thuhet në projektin e kompanisë kosovare-zvicerane.
“Investimi qe parashihet të bëhet kap vlerën e mbi 43 milionë euro dhe do te behet së bashku me partnerin tonë zviceran ASH Immoservice. Gjate fazës se investimit do të punësohen mbi 1000 punëtorëkurse ne fazën e lëshimit në operim do te punësohen mbi 1100 punëtorë.», thuhet në projektin e kompanisë kosovaro-zvicerane.
Kompanitë e interesuara përmes ligjit për investime strategjike 05/L-079 në Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovës (KIESA) në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kanë aplikuar për të marrë në shfrytëzim “Hotel Grand Prishtina”, përcjell albinfo.ch.
Për të marrë në shfrytëzim “Hotel Grandin” kanë aplikuar edhe disa kompani të tjera, megjithatë sic kanë raportuar mediat në Prishtinë nëse procesi do të shkojë siç duhet atëherë kompania Bau Hollding LLC është favorite për të fituar një projekt të tillë.
Vendimi për dhënien në shfrytëzim të “Hotel Grand Prishtina” do të merret nga KIESA në ditët në vazhdim, dhe pritet të shihet se cila nga kompanitë konkurrente do të fitojë.
Bazuar në Ligjin për Investime Strategjike, nëse “Hotel Grand” do t’i jepet në shfrytëzim për 99 vjet, atëherë një gjë e tillë do të përkthehet në investim, krijim të vendeve të reja të punës dhe më shumë taksa në arkën e shtetit.
Bau Investment LLC është në pronësi të Bau Hollding LLC me seli në Kosovë dhe ASH me seli në Zvicër.
Bau Hollding është kompani e mirënjohur vendore që merret me zhvillimin dhe ekzekutimin e projekteve të ndryshme ndërtimore dhe ka në pronësi kompaninë Bau Market, Mineral LLC dhe Bau Block. Derisa ASH që gjendet me seli në Zvicër, aktivitetin e saj e ka të koncentruar në industrinë e patundshmërisë dhe jep konsulenca për resorte turistike.
Në garë me Bau Holldin LLC për marrjen në shfrytëzim të Hotel Grandit janë edhe dy kompanitë tjera: Abrazen LLC me seli në Kosovë dhe pronar Abrazen LTD me seli në Valeta të Maltës dhe kompania tjetër Hill Rome LTD me seli në British Virgin Island.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri











