Kosova
Plaçkitet me bombë banka në Prishtinë
Rreth orës 04:00 të mëngjesit është grabitur bankomati i TEB në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.
Personat që kanë kryer grabitjen kanë përdorur një substancë shpërthyese dhe kanë arritur t’i marrin paratë që gjendeshin në bankomat, njofton Klan Kosova.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Nga informacionet e para dyshohet se katër persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë në objektin ku ka qenë i vendosur bankomati. Pas shikimit të vendit të ngjarjes është ngritur dyshimi se te dyshuarit duke përdorur substancë shpërthyese kanë arritur që të marrin një sasi të konsiderueshme të parave nga kasaforta e bankomatit dhe më pas janë larguar nga ai lokacion me veturën e tyre”, përcjell albinfo.ch.
Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim identifikimin e te dyshuarve si dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes.
Ndërkaq, Driton Latifi nga Banka TEB, ka thënë se dëmi i shkaktuar ka qenë i madh për bankën.
“Ende nuk kemi shumë detaje për rastin, por dëmi është i madh pasi është përdorur edhe substancë shpërthyese për t’i shkatërruar mjetet”, tha Latifi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë
















