Plaçkit postën, i humbin paratë dhe dënohet me 10 vjet burg!
"Robin Hudi kundër dëshirës", siç e quajnë mediet, Afrimi ka thënë para gjyqtarëve se plaçkitjen e ka kryer për t`i hequr qafe borxhlinjtë
Afrim L. në dhjetorin e vitit 2009 kishte plaçkitur me armë një postë në Ottakring të Austrisë me ç`rast kishte përvetësuar 127 mijë euro. Por ai nuk kishte pasur fatin t`i gëzonte ato të holla. Pasi që policia i ishte vënë në ndjekje, Afrimi kishte hedhur nga makina plaçkën e tij. Kanë kaluar 2 vjet e gjysmë dhe askush nuk i ka paraqitur paratë e gjetura.
Por, kjo nuk e mbron vjedhësin nga dënimi! Përkundrazi. Shqiptari 27 vjeçar Afrim L. Ka marrë të mërkurën në një gjykim të bërë në Ottakring një dënim prej dhjetë vjet heqje lirie për vjedhjen me armë. Arsye për këtë masë relativisht të ashpër dënimi është se kur ka bërë vjedhjen, Afrimi zyrtarisht ka qenë në vuajtje të dënimit 4 vjeçar.
Ai, në vitin 2006 ishte lëshuar me leje për disa ditë nga burgu për shkak të nënës së tij të sëmurë, por nuk qe kthyer më. Deri sa e kanë zënë sërish pas tri vitesh, për plaçkitjen e pafat të postës.
“Robin Hudi kundër dëshirës”, siç e quajnë tashmë mediet austriake, Afrimi ka thënë para trupit gjykues se plaçkitjen e ka kryer pe¨r t`i hequr qafe borxhlinjtë e shumtë. Ndërsa i pyetur përse e kishte hedhur nga makina thesin me para, ai ka thënë “Isha i preokupuar me ikjen nga policia…”.
Tash, përveç dënimit dhjetë vjet burg, ai duhet edhe t`ia kthejë postës paratë e vjedhura që nuk i ka! Plot 127 mijë euro e ngarkon Afrimin padia private e bërë nga posta e dëmtuar.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











