Kosova
PK: Kryetari i Nishit nuk iu bind urdhrave
Policia e Kosovës ka sqaruar se Kryetari i Nishit kishte tejkaluar një kolonë dhe nuk i është bindur urdhrave të policisë.
Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me disa shkrime në portale serbe me titullin ” Kryetari i Nishit i lenduar rëndë në Kosovë, Policia e Kosovës Bulatoviçit i ka thyer dorën e majtë”
Policia e Kosovës ka sqaruar se kryetari i Nishit ka tejkaluar një kolonë dhe nuk i është bindur urdhrave të zyrtarëve policor ndaj dhe është arrestuar.
“Rreth orës 01:00 pas mesnate kryetari i Nishit në dalje të RKS ne pikëkalimin kufitar Merdare, ka tejkalu kolonën në pritje. Zyrtarët policor që kanë qenë në mbarvajtje të rregullit të kolonës, të njëjtin e kanë ndal dhe ai ka refuzuar fillimisht të kthehet mbrapa. Pas kundërshtimit të sërishëm të tij për tu kthyer në kolonë, zyrtarët policor kanë intervenuar dhe e kanë prangosur të njëjtin pa e ditur identitetin e tij. Sipas procedurave të parapara ështe njoftuar Prokurori i cili ka urdheruar që i njëjti të dërgohet në gjykatë me procedurë të përshpejtuar. Atij i është shqiptuar denimi prej 150 euro nga gjykata, ku i njëjti ka bërë pagesën dhe është liruar“, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Albinfo.ch.
Sipas policisë nuk është raportuar që i njëjti të ketë pasur ndonjë lëndim.
“Rasti është trajtuar nga stacioni kompetent policor në Podujevë konform procedurave ligjore. Ndërsa të gjitha informacionet tjera duke përfshirë edhe ato në mediumin serb kurir.rs janë spekulime dhe nuk qëndrojnë”, thuhet tutje në njoftim.
Policia ka thënë se bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore, në funksion të zbatimit të ligjit Policia ndermerr veprime operacionale në funksion të realizimit të objektivave të saj.
Për arritjen e këtyre objektivave Policia është e autorizuar sipas ligjit që konform situatës të zbatoj dhe aplikoj procedura standarde të operimit.
“Megjithatë, sikurse edhe herave tjera Policia e Kosovës pas vlerësimeve të nevojshme do të trajtoj dhe analizoj të gjitha veprimet e zyrtareve policorë, duke perfshirë edhe shqyrtimin e raporteve zyrtare.
Policia pas shqyrtimit dhe analizimit të të gjitha raporteve zyrtare dhe veprimeve të zyrtarëve policor, varesisht nga të gjeturat dhe rezultatet e dala, do të ndërmerr veprime adekuate konform autorizimeve ligjore”, thuhet në sqarimin e policisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj... -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit -
Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA në fushën e Inxhinierisë Ushtarake
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











