Kosova
Pini kafe në mëngjes, ja si ndikon ajo në shëndetin tuaj
Gjatë viteve të fundit studime të ndryshme kanë treguar për përfitimet e shumta të kafesë. Por, nuk duhet mohuar se tashmë për shumicën e njerëzve kafeja në mëngjes është shndërruar në rutinë, përcjell albinfo.ch.
Kjo ka ndikuar që studiuesit të merren me studimin e ndikimit të saj në organizmin tonë. Sipas studimeve, ndonëse kafeja ka disa përparësi, prapë nuk duhet të lihen anash efektet negative që shkakton ajo.
Sido që të jetë, shumica e njerëzve nuk mund ta fillojnë ditën e tyre pa një filxhan, të nxehtë, të kafesë së zezë në mëngjes. Dhe, madje në stomak të zbrazët, pa e ngrënë mëngjesin.
Nuk është çudi që pas kafesë shumica e njerëzve e shmangin ta hanë ushqimin e tyre të parë të përditshëm herët në mëngjes, sepse kjo pije vepron për ta shuar urinë.
Studime të shumta kanë treguar se kafeja duhet pirë vetëm një orë pas zgjimit dhe madje kurrsesi me stomak të zbrazët. Kafja duhet shmangur të pihet menjëherë pas zgjimit, sepse atëherë niveli i kortizolit është shumë i lartë, dhe është përgjegjës për kontrollin e orës biologjike.
Një filxhan kafe me stomak të zbrazët mund të shkaktojë urth, fryrje, dhe në disa raste edhe të vjella. Përpiquni që në mëngjes ta hani të paktën një fetë buke para se të pini kafe, dhe në qoftë se nuk mund ta bëni këtë, atëherë të paktën kafenë zbuteni me qumësht.
Madje, nëse mendoni se dita nuk nis pa kafe, e keni gabim, pasi efekti i saj në mëngjes, veçanërisht midis orës 08:00 dhe 9:00, nuk është shumë i dukshëm. Gjatë kësaj kohë ajo nuk funksionon, të paktën jo ashtu dhe aq shumë sa keni menduar.
Gjatë kësaj kohe kafeja është e panevojshme për shkak të kortizonit, një hormon steroid, i cili lirohet në trupin tonë në mëngjes, i cili vepron si një kafeinë natyrale. Nivelet më të larta të kortizolit sekretohen pikërisht në mes orës 8:00-9:00, dhe ai ndikon te ne duke na dhënë energji dhe duke na zgjuar.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











