Bota
Pilotët kanë ngritur çështjen e sigurisë së Boeing-ut që më 2018
Pilotët e kompanisë ajrore amerikane ‘American Airlines’ i kanë tërhequr vërejtjen prodhuesit Boeing në lidhje me sigurinë e avionëve të llojit 737 Max qysh në nëntor të vitit të kaluar, raportojnë mediat amerikane.
Ata kanë kërkuar veprim të shpejtë, pasi një avion i tillë është rrëzuar në Indonezi në muajin tetor, duke shkaktuar vdekjen e të 189 njerëzve në bord, thonë CBS dhe New York Times.
Boeing-u raportohet se u ka rezistuar këtyre thirrjeve, porse ka premtuar rregullimin e softuerit.
Çështja, megjithatë, nuk ka qenë e zgjidhur kur avioni 737 Max i kompanisë ajrore të Etiopisë është rrëzuar në mars të këtij viti, duke shkaktuar vdekjen e të 157 njerëzve në bord.
Aktualisht, aeroplanët 737 Max janë hequr nga përdorimi në gjithë botën, për shkak të shqetësimeve se një defekt i sensorëve mund t’i ketë shkaktuar të dyja aksidentet.
Boeing është në proces të rregullimit të sistemit.
Kompania nuk pranoi të komentojë mbi takimin e nëntorit, duke thënë:
“Ne jemi të përqendruar në punën me pilotët, linjat ajrore dhe rregullatorët globalë për të certifikuar përditësimet e avionëve 737 Max dhe për të siguruar trajnime shtesë, në mënyrë që t’i rikthejmë këta avionë në fluturim”.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura Tre viktima nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Majac, 43-vjeçari kishte ardhur për pushime... -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












