Kosova
Piktorja 13-vjeçare që siguron vetë paratë për shërim
Yllka Leti nga Prishtina, përmes talentit për artin, po ndihmon familjen për blerjen e barnave për sëmundjen që ka. Ajo vuan nga Fibroza Cistike (sëmundje që prek organet e brendshme). Terapia e saj është shumë e kushtueshme. Madje, medikamentet për këtë sëmundje nuk gjenden në Kosovë.
Duke qenë se barnat për terapinë e saj janë me kosto të lartë, Yllka me propozimin e mësueses së saj, Valbonës, ka vendosur t’i shesë pikturat që bën dhe në këtë mënyrë të ndihmojë familjen për blerjen e terapisë. Yllka ka rrëfyer për Insajderin, përcjell albinfo.ch, se sëmundja e saj është e kushtueshme dhe se po ndjehet mirë që po ndihmon familjen me aftësinë e saj për pikturën.
“Profesoresha Valbonë i ka parë krejt aftësitë e mia dhe i ka lindur ideja që unë t’i shes pikturat e mia për të ndihmur në blerjen e barnave dhe kështu deri sot nuk kisha mundur t’ia dal pa ndihmën e profesoreshës”, ka thënë Yllka.
Ajo ka treguar se çdo ditë duhet të bëjë ushtrimet, terapinë ta përdorë pesë herë në ditë, e pastaj të merret edhe me hobin e saj – pikturën.
“Çdo ditë unë duhet me i kry ushtrimet e mija, të cilat më janë bë si rutinë. Si fillim, çdo mëngjes duhet me bë inhalimin pastaj duhet me i bë ushtrimet, pas ushtrimeve e kam shkollën, por pas shkollës mundohem edhe me i bë pikturat që zgjasin diku dy ditë, pastaj i pi barnat e mija si kreonat, adexin” , u shpreh ajo.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë









