Kosova
Pikat e marrëveshjes mes Kosovës dhe BE-së
Pikat e marrëveshjes me BE-në, tërheqja e një pjese të zyrtarëve policorë nga ndërtesat komunale në veri
Tashmë Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord për tejkalimin e situatës në veri, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se pajtimi për këtë është arritur gjatë një takimi joformal që u mbajt në Bratisllavë midis zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Këto janë pikat me të cilat janë pajtuar Kosova dhe BE-ja:
Qeveria e Kosovës publikisht shpall përkushtimin e saj për të punuar në de-përshkallëzimin e situatës dhe se nuk do të ndërmarrë asnjë masë për përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës. Kjo përfshin një ulje të menjëhershme për 25% të gjithë pranisë së policisë brenda dhe përreth ndërtesave komunale.
Policia e Kosovës kryen rregullisht vlerësime të përbashkëta të sigurisë me EULEX-in dhe me KFOR-in sipas nevojës, për të vlerësuar mundësinë e zvogëlimit të mëtejshëm të gjithë pranisë së policisë brenda dhe përreth ndërtesave komunale.
Qeveria e Kosovës bën një deklaratë publike, duke inkurajuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja pas verës në katër komunar në veri. Kosova angazhohet që të ketë bazën e nevojshme ligjore për të mundësuar organizimin e zgjedhjeve.
BE-ja do të ftojë dy kryenegociatorët në Bruksel për të finalizuar Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit, pas së cilës do të fillojë zbatimi i të gjitha dispozitave të marrëveshjes.
Zvogëlimi i pranisë së policisë dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja, marrëveshja mes Kosovës dhe BE-së për shtensionim të situatës në veri.
E në ditën kur kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës foli për marrëveshjen me BE-në, nisi edhe tërheqja e një pjese të zyrtarëve policorë nga ndërtesat komunale në veri.
Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për Mitrovicën e Veriut.
“Pas pranimit të vendimit të qeverisë i njëjti është dërguar në teren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të implementohet”, ka thënë Elshani.
Kjo vjen pas marrëveshjes së arritur në Bratisllavë ku në piken e parë të saj thuhet që Kosova do të fillojë tërheqjen e zyrtarëve policor në masën 25%.
Tensionet në veri të Kosovës kanë vazhduar që nga fundi i majit, kur kryetarët shqiptarë hynë në ndërtesat komunale në veri, me ndihmën e Policisë së Kosovës.
Kjo u kundërshtua ashpër nga serbët lokal të ndikuar nga Serbia, të cilët protestuan çdo ditë, me kërkesë që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqet nga veriu dhe kryetarët të mos shkojnë në objektet komunale.
Serbët bojkotuan zgjedhjet e fundit lokale në prill dhe tani nuk i pranojnë rezultatet.
E lidhur me marrëveshjen e arritur në Bratisllavë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe BE-së ka reaguar edhe shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Ai ka mirëpritur pajtimin mes bllokut evropian dhe Kosovës për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës në veri të Kosovës.
“Ne presim që Kosova të ndërmarrë hapa të tjerë pozitivë dhe të vazhdojë përparimin në këtë drejtim”, shkroi Borrell në Twitter, duke shtuar se do të vazhdojë puna me palët në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve.
E-Diaspora
-
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? ... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










