Shkurt.ch
Petra Gössi, kryetare e re e FDP/PLR
“Për herë të parë që nga viti 1979 liberalët kanë rritur përqindjen e tyre në zgjedhje pikërisht gjatë kësaj periudhe”, ka thënë kryetari i deritashëm, Philipp Müller
Sot në kuvendin zgjedhor të Partisë Liberale të Zvicrës (FDP/PLR), pas mbetjes vakant të postit të kryetarit (Philipp Müller pati dhënë dorëheqje muaj më parë), në krye të partisë është zgjedhur Petra Gössi.
Kryetarja e re është deputete nacionale nga kantoni Schwyz ndërsa në parti konsiderohet se i takon krahut të djathtë, njofton srf.ch. Këshilltarja 40 vjeçare në një ndërmarrje është zgjedhur në mënyrë unanime në këtë post si kandidatja e vetme.
Në kuvendin e mbajtur sot, kryetari i deritashëm Philipp Müller ka mbajtur një fjalë përshëndetëse, në të cilën veç tjerash ka përkujtuar mosbesimin që një pjesë e bashkëpartiakëve kishin shprehur ndaj zgjedhjes së tij katër vjet më parë.
Ndërkaq, ai e shikon me kënaqësi kohën që ka kaluar në këtë post. “Për herë të parë që nga viti 1979 liberalët kanë rritur përqindjen e tyre në zgjedhje pikërisht gjatë kësaj periudhe”, transmeton albinfo.ch. Në fakt FDP në zgjedhjet nacionale të mbajtura në tetorin e kaluar kishte shënuar një ngritje të shënueshme të votave. Ndërsa sondazhet më të reja e shohin atë madje si partinë më të madhe, e cila ka kaluar edhe SVP-në.
Sidoqoftë, fjalimi i kryetarit të deritashëm ishte më tepër një përmbledhje anekdotash e batutash se sa një fjalim që shërben si bazë për një tubim partiak.
Delegatët e kanë falënderuar ish kryetarin me humor dhe me duartrokitje.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











