Shkurt.ch
Pësojnë lëndime të rënda punëtori nga Kosova dhe ai nga Serbia
Ata tashmë janë jashtë rrezikut për jetë por vazhdojnë të jenë në stacionin për përkujdesje intensive, njëri në Chur dhe tjetri në St. Gallen
Dy punëtorë, njëri me shtetësi kosovare dhe tjetri me shtetësi serbe, të cilët më 31 janar patën pësuar lëndime të rënda derisa ishin duke punuar në stabilimentet e një hidrocentral (Linthal 2015) në Glarus, ndodhen jashtë rrezikut për jetë.
Por, ata vazhdojnë të jenë në stacionin për përkujdesje intensive, njëri në Chur dhe tjetri në St. Gallen, bën të ditur policia kantonale e Glarusit.
Për identitetin e dy të lënduarve policia nuk jep të dhëna të tjera, përveç që shtetasi kosovar është 36 dhe ai serb 21 vjeçar.
Ata ishin të angazhuar në transportimin e një ekskavatori kur u ndodhi aksidenti. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore në të cilën ndodhen, policia nuk ka mundur ende t`i marrë në pyetje dy të lënduarit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











