Bota
Pesë vendet me rezervat më të mëdha të arit në botë
Për 5000 vjet ari ka dëshmuar statusin e tij si ruajtja e fundit e vlerës. Investitorët e sotëm nxitojnë për të blerë metalin e çmuar.
Vendin e parë me rezervat më të mëdha të arit e zë SHBA-ja me 8.407 tonë, më pas Gjermania, Italia, Franca dhe në vendin e 5 Rusia, transmeton gazeta Express, përcjell albinfo.ch.
1. SHBA
Uashingtoni thuhet se mban rezervat më të mëdha të arit në botë, prej 8,407 tonë. Kjo përbën më shumë se 75 për qind të rezervave valutore kombëtare.
2. Gjermania
Banka Gjermane zotëron aktualisht 3,483 tonë ar, e cila përbën më shumë se 70 për qind të rezervave valutore të Gjermanisë. Rregullatori ka tentuar të riatdhesojë rreth 674 tonë ari të mbajtur nga Banka e Francës dhe Banka Federale e Rezervave Amerikane. Riatdhesimi i arit të kombit pritet të përfundojë deri në vitin 2020.
3.Italia
Me 2,534 tonë ari në arkën e saj, Italia zbriti në vendin e tretë. Shuma përbën rreth 70 për qind të rezervave valutore të vendit. Sipas politikës së ndjekur nga Banka e Italisë, ari është investimi më i sigurt në kohën e trazirave ekonomike dhe mbrojtje ndaj luhatshmërisë së dollarit amerikan.
4.Franca
Parisi thuhet se zotëron 2,518 tonë metal të çmuar, i cili përbën rreth 60 për qind të të gjitha rezervave valutore të Francës. Politikania francez Marine Le Pen ka kërkuar vazhdimisht rritjen e shitjes së arit të kombit, si dhe riatdhesimin e të gjitha shufrave të Francës që mbahen nga shtete të huaja.
5. Rusia
Banka Qendrore e Rusisë në gjashtë vjetët e fundit ka bërë blerje të mëdha të arit. Në 2017, Rusia hoqi Kinën nga lista e 5 vendeve me rezervat më të mëdha të arit. Viten e kaluar Rusia u bë blerësi kryesor i arit në botë, me blerje neto 651.5 tonë. Në muajin shkurt Banka Qendrore Ruse rriti grumbullimin e metaleve të çmuara në 2.149 tonë.
E-Diaspora
-
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” Melisa Leka, aktorja shqiptare që po mahnit publikun me rolin e saj në “Dark Side of... -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










