Kosova
Pesë të vdekur në aksidentet të shtunën në Kosovë
Pesë persona kanë vdekur gjatë mbrëmjes së të shtunës si pasojë e aksidenteve të trafikut në Kosovë. Viktimat ishin nga tri aksidente në Podujevë, Pejë e Prishtinë.
Në rastin e parë, aksidenti ka ndodhur në rrugën Llapnasellë-Graçanicë. Në aksidentin e ndodhur rreth orës 16:30 janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit u lënduan dy persona, ndërsa njëri prej tyre nuk ka arritur t’u bëjë ballë lëndimeve. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK, ka njoftuar Policia, shkruan koha.net.
Rreth orës 20:30 në rrugën që lidh fshatrat Sfeqël dhe Shajkovc të Podujevës kanë humbur jetën dy persona, si pasojë e vetaksidentit.
Rasti i tretë ka ndodhur në fshatin Ozdrim të Pejës. Sipas njoftimit të Policisë, një veturë ka goditur për vdekje dy këmbësorë, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime trupore dhe po trajtohet në Spitalin e Pejës.
Njësiti i trafikut i policisë po merret me rastet, ka thënë Policia, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












