Kosova
Pesë shtetas të Kosovës arrestohen për kontrabandë të emigrantëve
Pesë persona nga Kosova janë arrestuar mbrëmë në Maqedoni
Raportohet se pesë persona nga Kosova janë arrestuar mbrëmë në orën 21:50 tek zona industriale në Vallandovë nga ana e nëpunësve policorë nga Stacioni policor për kontroll kufitar “Star Dojran”, pasi me tre automjete kanë transportuar emigrantë, përcjell albinfo.ch.
Siç informoi sot MPB-ja, policia ka privuar nga liria V.R (22), A.D (24), G.A (23), F.G (23), dhe L.R (20), të gjithë nga Kosova, për shkak se me tri vetura të udhëtarëve “Folksvagen golf” me targa të Kosovës kanë transportuar 10 emigrantë nga Afganistani, nga të cilët pesë burra, dy gra dhe tre të mitur.
“Rreth orës 21:30 në rrugën e vjetër Stojakovë – Bogdanci, nëpunës policorë kanë vërejtur se në veturat e drejtuara nga A.D. dhe G.A hyjnë emigrantë, ndërsa në automjetin e drejtuar nga V.R. udhëtarë kanë qenë F.G. dhe L.R. Ata nuk janë ndaluar pasi është sinjalizuar dhe shpejt kanë ngarkuar emigrantë nga automjetet, por pas ndërmarrjes së masave, automjetet janë ndaluar dhe emigrantët janë gjetur”, sqarojnë nga MPB-ja.
Për ngjarjen është njoftuar Prokurori publik, ndërsa emigrantët janë dërguar në Qendrën e pranimit për hetim të mëtutjeshëm. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të iniciohet parashtresë adekutate.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












