Lajme
Pesë sfidat e Macron pas rizgjedhjes si president

Rizgjedhja e Emmanuel Macron në krye të Francës është një frymëmarrje për të gjithë ata që u frikësuan se fitorja e Marine Le Pen do të shkaktonte kaos qoftë në politikën e brendshme, por edhe atë të jashtme.
Edhe pse mori besimin e shumicës së francezëve, politikani centrist, pro evropiani përballet me një mandat të dytë aspak të lehtë.
Franca mbetet një vend i përçarë dhe Macron nuk është një figurë shumë popullore, cka e tregoi edhe niveli i lartë i abstenimit në këto zgjedhje.
44-vjeçari do të përballet me disa sfida urgjente, të cilat janë:
- I nevojitet një shumicë parlamentare.
- Përballet me një elektorat të përçarë.
- Ambicia për të reformuar Bashkimin Evropian.
- Roli balancues në luftën në Ukrainë.
- Politikat klimatike.
Në qershor vendi shkon në zgjedhje të përgjithshme dhe presidentit i nevojitet një shumicë parlamentare për të vijuar politikat e tij. Beteja në qershor pritet të jetë e vështirë pasi krahas Le Pen, e cila u shpreh se do të vijojë betejën, sfidues është edhe Jean-Luc Mélenchon nga e majta ekstreme, i cili kandidoi edhe për president.
Macron është përpjekur të shfaqet një figurë bashkuese e Unionit
Integrimi evropian ka qenë një temë kryesore për Emmanuel Macron që nga zgjedhja e tij në 2017. Ambiciet e tij evropiane përfshijnë autonominë “energjetike dhe strategjike”, reformim të zonës së lëvizjes së lirë Shengen me mbrojtje më të mirë të kufijve të jashtëm të BE-së dhe një politikë të përbashkët azili.
Edhe në luftën në Ukrainë ai është përpjekur të ndërmjetësojë palët
Macron ka mbështetur sanksionet e BE-së kundër Rusisë duke thënë se qeveria e tij do të konsiderojë një ndalim të importeve të naftës ruse. Megjithatë, ai gjithmonë ka mbrojtur dialogun me Moskën, të mbështetur nga “qëndrueshmëria” dhe se Evropa duhet të jetë në tryezën e dialogut për të shmangur përshkallëzim të luftës.
Sfidë për Emmanuel Macron janë edhe politikat klimatike, me të cilat u përpoq të fitonte votuesit e majtë. Tanimë pritet që 44-vjeçari të jetë presidenti i të gjithëve./Euronews
E-Diaspora
-
Gjenevë: Homazhe dhe një Marsh për Drejtësi, në Ditën e të Zhdukurve Shoqata Kulturore Dora d’Istria në bashkëpunim me LSHB fton palët e interesuara të marrin pjesë në...
-
Vjedhje e rëndë në Klinë, hajnat marrin mijëra franga zvicerane
-
Fluks udhëtarësh në Aeroportin e Prishtinës, mërgimtarët kthehen pas pushimeve verore
-
Kori i Filharmonisë debuton në Gjermani me program ndërkulturor
-
Dërgoni fëmijët në shkollat shqipe në Zvicër, regjistrimet fillojnë nga nesër, më 15 gusht
Jeta në Austri
-
Kërkohen rregulla të njëjta sigurimi për mjekët në të gjithë Austrinë Austria debaton për heqjen e fuqisë së dhomave rajonale mjekësore për të nxitur një kontratë mbarëkombëtare...
-
Studimi: 49.7% e fëmijëve austriakë ndihen nën presion për përsosmëri
-
Austria nga alarmin për rrezik nga zjarret në pyje në disa rajone
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten