Futboll
Pesë lojtarë shqiptarë, të nominuar për më të mirët e 2018-ës në LZF (SFL)
Të hënën, në mbrëmjen e 28 janarit, do të zgjidhen më të mirët e vitit 2018 e Ligës Zvicerane të Futbollit (SFL), njofton albinfo.ch.
Më të mirët do të zgjidhen në 7 kategori: Lojtari më i mirë i Raifeissen Ligës (RSL Best Player), Lojtari më i mirë i Brack Challenge Ligës (BCL Best Player), të rinjtë më të mirë të Ligës së futbollit të Zvicrës (SFL Best Youngster), trajneri më i mirë (SFL Best Coach), njëmbëdhjetëshi i artë në Super Ligë SAFP (SAFP Golden 11 Dream Team RSL), ekipi i ëndrrave në Brack Challenge Ligë (BCL Dream Team) dhe goli më i mirë në Ligën e Futbollit të Zvicrës (SFL Best Goal).
Në tri kategori janë të nominuar edhe futbollistët shqiptarë: Taulant Xhaka, Bastien Toma, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu dhe Albian Ajeti.
Mesfushori i Bazelit, Taulant Xhaka, është nominuar me golin e tij për çmimin e Golit më të mirë në SFL.
Bastien Toma është nominuar për futbollistin më të mirë të ri në SFL. Mesfushori i ri shqiptar luan te FC Sion-i.
Në njëmbëdhjetëshin e artë të SFL-së, nga 23 futbollistë, të nominuar janë edhe tre futbollistë shqiptarë, mesfushorët e FC Zürich-ut, Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu dhe sulmuesi i FC Bazelit, Albian Ajeti.
Mbrëmja e çmimeve do të mbahet të hënën në KKL in Luzern, për herë të shtatë me radhë.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











