Kosova
Kërkohet heqja e taksës dhe fillimi i dialogut me Serbinë
SHBA, Franca, Gjermani, Italia e Mbretëria e Bashkuar
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar po kërkojnë nga Kosova heqjen e menjëhershme të taksës dhe fillimin e dialogut me Serbinë. Këtë e kanë bërë përmes një komunikate të përbashkët, e cila është përcjellë përmes Ambasadës amerikane në Kosovë, në të cilën theksohet se këto pesë qeveri të fuqishme janë të bashkuara me qëllimin për të parë normalizimin e plotë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që i kontribuon stabilitetit rajonal, përcjell albinfo.ch.
Në këtë komunikatë theksohet se status quo pengon përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe nuk është e qëndrueshme.
“Pas viteve të tëra të ngecjes, ka ardhur koha që më në fund të përmbyllen konfliktet e viteve të 90-ta dhe të ofrohet një e ardhme e sigurt dhe e begatshme për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë, duke negociuar në mirëbesim një marrëveshje që mund ta mbështesin të dy palët. Prandaj, i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të rifillojnë dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe kërkojmë nga të dy palët të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, e cila është e nevojshme për të dy vendet për të arritur integrim më të madh euro-atlantik dhe përfitimet përcjellëse”, thuhet në komunikatë.
Pesë shtetet e fuqishme theksojnë se janë të gatshme të forcojnë rolin e tyre në këtë proces në përkrahje të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, por thonë se mund ta bëjnë një gjë të tillë vetëm kur Kosova të japë shenja të gatishmërisë për kompromis, për heqjen e pengesave dhe rifillimin e bisedimeve.
“Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës”, theksohet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











