Të tjera
Pesë alarme të rreme për bomba në Beograd
Njoftime të rreme kanë mbërritur në disa lokacione, si aeroporti “Nikola Tesla”, Kisha e Shën Marka, objekti “Meridian Banjica”, redaksia “Kurira” dhe konvikti studentor “Karaburma”.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur se disa zona në Beograd kanë marrë raportime të rreme për vendosje të bombave.
Njoftime të rreme kanë mbërritur në disa lokacione, si aeroporti “Nikola Tesla”, Kisha e Shën Marka, objekti “Meridian Banjica”, redaksia “Kurira” dhe konvikti studentor “Karaburma”, raporton Euronews Serbia, përcjell Albinfo.ch.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi më herët gjatë ditës së sotme do të bëhet kallëzim penal ndaj një 45-vjeçari, pasi shkaktoi panik më 14 tetor, ku raportoi përmes numrit 192 se në aeroport ndodhej një burrë i panjohur me bombë.
Ditën e djeshme u njoftua se në ambientet në tri shkolla të mesme dhe dy shkolla fillore në territorin e Beogradit ishte vendosur një mjet shpërthyes./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










