Lajme
Përurohet rruga “Ibrahim Rugova” në Tiranë
Kryeministri Berisha e vlerësoi figurën e ish-Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, si njeriu që i dha udhë Pavarësisë
Kosova sot është në festë, ndërkohë që gëzimit të saj i bashkëngjitet e gjithë Shqipëria. Në katër vjetorin Pavarësisë së Kosovës ,Tirana i dha një rruge në kryeqytet, pranë zonës së Shallvareve, emrin “Ibrahim Rugova”. Bashkia e Tiranës me këtë rast priti sot kreun e Komunës së Prishtinës Isa Mustafa. Në ceremoninë e emërimit ishte i pranishëm edhe kryeministri Berisha, njofton BW.
Kryeministri Berisha i pranishëm në ceremoninë e emërtimit të rrugës “Ibrahim Rugova”, e cilësoi datën 17 shkurt të vitit 2008, si ditën më të ndritur për shqiptarët ndër shekuj, ndërsa vlerësoi figurën e ish-Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, si njeriu që i dha udhë Pavarësisë.
Berisha tha se shqiptarët shkojnë në 100-vjetorin e Pavarësisë më krenar dhe më të sigurt për të ardhmen.
“Ibrahim Rugova me veprën e tij, me përkushtimin e tij të plotë, me guximin e jashtëzakonshëm bëri të mundur që shqiptarët të vinë në këtë 100 vjetor krenarë, të lirë, të siguritë në të ardhmen që meritojnë”, tha kryeministri.
Kreu i Komunës së Prishtinës Isa Mustafa u shpreh i privilegjuar që Shqipëria në katër vjetorin e Pavarësisë inauguron në kryeqytetin e saj një rrugë në nder të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim “Rugova.
Kreu i Komunës së Kosovës, tha se Rugova u bë emblema e përpjekje të Kosovës për liri dhe pavarësi, ndërkohë çështjen e Kosovës e ktheu në çështje ndërkombëtare.
“Ibrahim Rugova hyri në politikë në periudhë të vështirë, ai u bë emblema e përpjekjeve për liri dhe Pavarësinë e Kosovës, dhe çështjen e Kosovës e ktheu në çështje ndërkombëtare. Ky vizion u bë platformë nacionale e gjithë Kosova tani e Republikës së Kosovës”,- u shpreh Mustafa.
Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha gjatë ceremonisë së emërimit të rrugës ‘Ibrahim Rugova’ në kryeqytet, në zonën pranë Shallvareve u shpreh i lumtur që në 4 vjetorin e Pavarësisë kombi shqiptar i bashkëngjitet festimeve të Kosovës.
Basha u shpreh se Rugova ishte i vetmi që artikuoi idenë për pavarësi dhe liri, nën dhunën dhe terrorin serb.
“Ne përulemi para emrit dhe veprës së Ibrahim Rugovës. Ai është simbol i përpjekjeve të Kosovës për Pavarësi, kur të paktët e artikulonin idenë nën dhunën dhe terrorin serb. Qytetarët e Tiranës dhe unë ndjehemi të nderuar se një prej rrugëve të kryeqytetit tonë do mbajë emrin Ibrahim Rugova”,- u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











