Lajme
Përurohet kompleksi i ri në Aeroportin e Cyrihut
"The circle", siç quhet kompleksi i ri në Aeroportin e Cyrihut, ka hapur dyert pas një periudhe pesë-vjeçare ndërtimi
Kompleksi i ri i quajtur “Circle” është hapur për publikun nga e enjtja. Aty përfshihen dyqane dhe restorante si dhe parku i ri i aeroportit. Dy hotele me një qendër kongresi, seli për kompani ndërkombëtare dhe shërbime mjekësore e bëjnë aeroportin një qendër urbane në vete.
Kompleksi dhe parku ngjitur lidhen drejtpërdrejt me terminalet e aeroportit. Kompleksi do të jetë një vend për të punuar, për të blerë dhe një vend për shërbime mjekësore, kongrese, aktivitete dhe, me dy hotelet Hyatt, një vend për njerëzit nga zona, për turistët dhe udhëtarët e biznesit.
Aeroporti i Cyrihut bëhet si një qytet më vete
Për sa i përket gastronomisë, “Circle” ofron një gamë të gjerë restorantesh dhe bare në dy Hotelet Hyatt, Hyatt Regency dhe Hyatt Place në Zurich Airport duke përfshirë restorantin Babel me specialitete nga Lindja e Mesme.
Më shumë për këtë kompleks në linkun në vijim: www.flughafen-zuerich.ch/circle.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













