Kosova

Përsëri shpërthime me shok-bomba në Veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të së shtunës në oborrin e një shtëpie të një gruaje në Mitrovicë të Veriut janë gjuajtur dy shok-bomba, duke bërë të ditur po ashtu që nuk ka të lënduar apo dëme materiale.

Rasti tash po hetohet nga prokurori në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, përcjell albinfo.ch.