Kosova
Përsëri dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Kriza politike në Kosovë po thellohet, teksa Kuvendi ka dështuar për herë të njëzetepestë me radhë të hënën që ta konstituojë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e mbajtura në shkurt, transmeton albinfo.ch.
Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, ligjbërësit nuk arritën as këtë herë të ndërmarrin hapa konkretë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Për të shtatëmbëdhjetën herë radhazi, ata refuzuan formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë një propozim i bërë më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari.
Ky votim i fshehtë kishte për qëllim zhbllokimin e procesit pas dështimeve të njëpasnjëshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) si kryetare të Kuvendit, pasi ajo nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme prej 61 votash.
Në ndërkohë, vetë çështja e votimit të fshehtë është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, të cilat e konsiderojnë të papajtueshëm me rregulloren dhe frymën kushtetuese këtë propozim procedural.
Situata ka lënë institucionin më të lartë ligjvënës të vendit të paralizuar për më shumë se tre muaj, pa kryesi dhe pa mundësi për të proceduar me formimin e qeverisë apo miratimin e ligjeve emergjente.
Analistët politikë paralajmërojnë se nëse ngërçi vazhdon, vendi mund të përballet me krizë të thelluar institucionale dhe mundësi reale për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











