Lajme
Përse Zvicra nuk përkrah në tërësi sanksionet ndaj Rusisë?
Gjatë konferencës së sotme për media, një gazetar deshi të dinte pse Zvicra nuk miraton sanksionet e SHBA-së dhe BE-së "një-për-një"
Në pasditen e sotme, Këshilli Federal i përfaqësuar nga Presidenti Federal Ignazio Cassis (njëherësh ministër i jashtëm) dhe krerët tjerë të lartë të Ministrisë së Jashtme ka mbajtur një konferencë për media në lidhje me agresionin rus në Ukrainë.
“Sot është një ditë e trishtuar, që nuk kemi dashur ta shohim kurrë. Një konflikt i armatosur ka filluar në tokën evropiane, transmeton albinfo.ch. Këshilli Federal dënon veprimet e Rusisë në mënyrën më të ashpër të mundshme”, ka thënë Cassis.
Këshilli Federal i Zvicrës u bën thirrje palëve në konflikt të respektojnë të drejtën ndërkombëtare. Rusia, me agresionin që ka bërë, ka shkelur ndalimin e përdorimit të forcës dhe parimin territorial, raporton srf.ch.
Në sektorin financiar, shumica e sanksioneve të BE-së janë duke u përshtatur edhe në Zvicër
BE-ja, si reagim, ka lëshuar sanksione shtesë kundër Rusisë. Cassis në konferencën e sotme për media rreth kësaj ka thënë veç tjerash: “Sanksionet financiare dhe të udhëtimit janë vendosur. Sot Këshilli Federal ka forcuar qëndrimet e tij”. Këshilli Federal do të forcojë masat kundër atyre që pëpiqen të anashkalojnë sanksionet e BE-së, duke shfrytëzuar Zvicrën. Në sektorin financiar, shumica e sanksioneve të BE-së janë duke u përshtatur edhe në Zvicër.
Por përse Zvicra nuk i pranon sanksionet në mënyrë të plotë?
Gjatë konferencës, një gazetar deshi të dinte pse Zvicra nuk miraton sanksionet e SHBA-së dhe BE-së “një-për-një”.
“Kjo është kështu për një arsye: Zvicra nuk miraton kurrë sanksionet që vendos SHBA”, shpjegon Livia Leu, Sekretare e Shtetit në Departamentin e Jashtëm (EDA). Ligji i embargos na lejon që të miratojmë sanksione të vendosura nga partnerët tanë më të rëndësishëm tregtarë, përcjell albinfo.ch. Dhe, për Zvicrën, ky partner është kryesisht BE-ja. “Ne jemi një vend neutral”.
Sipas Leut, është e vështirë të përmbushësh një mandat të pushtetit mbrojtës nëse afrohesh shumë me pozicionet e subjekteve në konflikt”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










