Lajme
Përse BE-ja gjobiti pesë banka zvicerane dhe britanike
Bëhet e ditur se Komisioni Evropian gjobit bankat Barclays, HSBC, RBS, UBS, Credit Suisse për “veprimtari të fshehtë”, përcjell albinfo.ch.
Komisioni Evropian njoftoi të enjten se ka gjobitur pesë banka për pjesëmarrje në një kartel të tregtimit valutor.
Pas një hetimi, komisioni gjobiti me një total prej 344 milionë eurosh bankat zvicerane UBS dhe Credit Suisse, si dhe huadhënësit në Britani të Madhe RBS, HSBC dhe Barclays, thuhet në një deklaratë.
Hetimi zbuloi se disa tregtarë që vepronin në emër të këtyre bankave dhe ishin të ngarkuar me tregtimin e valutave devizore të G10 (Grupi 10, i referohet grupit të vendeve që marrin pjesë në Marrëveshjet e Përgjithshme për Huamarrje), monedhave më likuide dhe të tregtuara në nivel global, “këmbyen informacione të ndjeshme dhe plane tregtare dhe herë pas here koordinuan strategjitë e tyre tregtare nëpërmjet bisedave online të quajtur ‘Sterling Lads’”, thuhet në deklaratë.
“Këto shkëmbime informacionesh u mundësonin tregtarëve të merrnin vendime të mirinformuara në treg nëse dhe kur do të shisnin ose blinin monedhat që kishin në portofolet e tyre, në krahasim me një situatë ku tregtarët që veprojnë në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri marrin një rrezik të natyrshëm në marrjen e këtyre vendimeve”, thuhet më tej.
Duke vënë në dukje se aktivitetet e tregtimit valutor janë “një nga tregjet më të mëdha financiare në botë”, komisionerja Margrethe Vestager tha: “Veprimtaria e fshehtë e pesë bankave minoi integritetin e sektorit financiar në kurriz të ekonomisë dhe konsumatorëve evropianë”.
Ndërsa UBS mori imunitet të plotë për zbulimin e ekzistencës së karteleve, Barclays, RBS dhe HSBC përfituan ulje të gjobave të tyre falë bashkëpunimit të tyre me hetimin, ndërkaq, Credit Suisse nuk bashkëpunoi dhe nuk mori asnjë ulje.
Kështu, RBS do të paguajë 32,47 milionë euro, Credit Suisse 83,29 milionë euro, Barclays 54,35 milionë euro dhe HSBC 174,28 milionë euro.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














