Lajme
Përse aterroi sot në Bazel aeroplani presidencial i Putinit?
Për shkak të sanksioneve, avionët rusë nuk lejohen të fluturojnë mbi shumicën e vendeve evropiane, përfshirë Zvicrën. Por ka përjashtime

“Një aeroplan qeveritar rus është rrugës për në Bazel. Ai do të ulet atje rreth orës 18:40”. Këtë e ka thënë për 20 minuten një skaut lajmesh që dëshiron të mbetet anonim.
Nga ana tjetër, në Flightradar24 mund të shihni se si Ilyushin Il-96-300 me numër fluturimi RSD086 fluturon me një devijim të madh drejt Zvicrës. Megjithatë, aty nuk shfaqet ndonjë destinacion udhëtimi, transmeton albinfo.ch. Dhe me të vërtetë, makina ka aterruar në orën 18:41 në pistën e Euroaeroportit, të Bazelit.
Sipas një vëzhguesi të aeroplanëve ai ishte parkuar në anën zvicerane të aeroportit pas uljes.
Për shkak të sanksioneve të vendosura nga lufta në Ukrainë, avionët rusë nuk lejohen të fluturojnë mbi shumicën e vendeve evropiane, përfshirë Zvicrën. Megjithatë, ka përjashtime për fluturimet diplomatike. Sipas Christian Schubert, zëdhënës i Zyrës Federale për Aviacionin Civil (Bazl), Rusia ka marrë miratimin nga Zvicra dhe Franca. Fluturimi shërben për të zhvendosur stafin e ambasadës. Avioni do të vazhdojë të fluturojë rreth orës 23:00.
Putini nuk ishte aty
Shefi i Kremlinit, Vladimir Putin, nuk ka gjasa të ketë qenë në bord. Avioni në fjalë është përdorur nga ai edhe në të kaluarën. Fluturakja ishte në Dushanbe, kryeqyteti i Taxhikistanit, më 28 qershor, ku Putin qe takuar me Presidentin e Taxhikistanit Emomali Rahmon, transmeton albinfo.ch. Makina presidenciale, e cila ka 7 “kopje”, njihet edhe si “Kremlini fluturues”.
Sipas Wikipedia-s, avioni ka një gamë më të madhe veprimi në krahasim me modelin bazë. Në bord ka gjithashtu një njësi komunikimi prej 14 tonësh, e cila do t’i mundësonte Presidentit të komandonte armët bërthamore të forcave të armatosura në rast lufte.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj