Kosova
Përplasje e hapur mes Kurtit dhe prokurorëve
Arrestimi i dy zyrtarëve të lartë në Ministrisë së Tregtisë në Kosovë për keqpërdorim të rezervave shtetërore, ka bërë që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës të kenë një përplasje mes tyre.
KPK ka dënuar ashpër deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, i cili i akuzoi gjykatësit e prokurorët e shtetit si kastë e vjetër në mbështetje tё krimit, shkruan DW.
Këshilli Prokurorial i Kosovës i cilësoi tendencioze, të pavërteta e linçuese ndaj institucionit të Prokurorisë dhe prokurorëve deklaratat e kryeministrit Kurti.
“I bëjmë thirrje kryeministrit dhe ministrave të kabinetit të tij qeveritar që të përmbahen nga deklaratat e vazhdueshme shantazhuese dhe rrjedhimisht nënçmuese, ndaj sistemit prokurorial të Kosovës në përgjithësi dhe ndaj punës së prokurorëve në veçanti, duke tentuar të linçojnë publikisht çdo gjë që ka të bëjë me sistemin prokurorial dhe punën e prokurorëve të shtetit”, thuhet në reagimin e Këshillit Prokurorial, përcjell albinfo.ch.
Të arrestuar për keqpërdorim të rezervave shtetërore, të Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë janë Hafiz Gara, drejtor për Rezervat Shtetërore dhe Irfan Lipovica, drejtor në Departamentin për Integrim Evropian. I arrestuari i tretë është një afarist Ridvan Muharremi, shkruan DW.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









