Shkurt.ch
Përplasen dy aeroplanë ushtarakë zviceranë, shpëtojnë pilotët
Njëri nga aeroplanët me këtë rast është rrëzuar por për fat piloti përmes katapultit ka lëshuar aeroplanin dhe ka shpëtuar, duke marrë vetëm lëndime të lehta
Dy aeroplanë ushtarakë F5-Tiger të Patrouille Suisse janë përplasur njëri me tjetrin në një stërvitje për paradë avionësh në aeroportin ushtarak Leeuwarden të Holandës, shkruan srf.ch. Njëri nga aeroplanët me këtë rast është rrëzuar por për fat piloti përmes ulëseskatapult ka lëshuar aeroplanin dhe ka shpëtuar, duke marrë vetëm lëndime të lehta me rastin e rënies në tokë me parashutë. Aeroplani ka rënë në një kënetë, transmeton albinfo.ch
Shkaqet e përplasjes janë ende të panjohura informon Departamenti Federal i Mbrojtjes në Bernë (VBS).
Para kësaj, mediat holandeze kishin njoftuar për një rrëzim aeroplani gjatë një fluturimi trajnues për një paradë fluturakësh që do të mbahet në Leeuwarden të premten dhe të shtunën.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












