Shkurt.ch

“Përparim i madh” në bisedimet Zvicër-BE

Kështu kanë deklaruar negociatorët e të dyja palëve, Rossier dhe Sullivan, pas një takimi që kanë pasur të enjten në Bruksel

Në bisedimet në mes të Zvicrës dhe BE-së në lidhje me një marrëveshje institucionale kornizë, thuhet të jenë arritur “hapa të mëdhenj përpara”. Kështu së paku kanë deklaruar negociatorët e të dyja palëve pas një takimi që kanë pasur të enjten në Bruksel.

Me këtë rast sekretari shtetëror i Zvicrës ves Rossier, i cili është duke i udhëhequr bisedimet ka thënë para medieve se formulimi juridik i tekstit të marrëveshjes kërkon edhe pak kohë. Duke iu referuar kësaj kohe të nevojshme, udhëheqësi i bisedimeve nga ana e BE-së, diplomati i lartë David O`Sullivan ka folur për një afat prej disa muajsh.

Ndërkaq Didier Burkhalter, president i Federatës së Zvicrës dhe ministër i jashtëm, ka shtuar se vazhdon të mbetet i pasqaruar roli i Gjykatës Evropiane në rast të konflikteve në mes të Zvicrës dhe BE-së.

Takimi i djeshëm ka qenë i fundit në këtë përbërje pasi që kryediplomati O Sullivan nga fundi i nëntorit do të marrë postin e përfaqësuesit të BE-së në SHBA ndërsa në vend të tij bisedimet në emrin e BE-së do  t` drejtojë diplomatoipolak, Maciej Popowski, shkruan nzz.ch.