Integrimi
Përparim Avdili kërkon që të rinjtë të mos paguajnë për pasaportën zvicerane
Përmes mocionit drejtuar Këshillit Komunal të Cyrihut kërkohet që të hiqet taksa për të rinjtë nën moshën 25-vjeçare në Cyrih që duan të marrin nënshtetësinë zvicerane.
Politikanët e rinj, Përparim Avdili (FDP) dhe Nadia Huberson (SP), të dy deputetë në Asamblenë e Qytetit të Cyrihut dhe tre nënshkrues të tjerë, në emër të organizatës “Secondas” të Cyrihut, e cila përfaqëson të rinjtë me prejardhje të huaj, kanë drejtuar një mocion në Asamblenë e Qytetit të Cyrihut, shkruan albinfo.ch. Përmes tij kërkohet që të hiqet taksa për të rinjtë nën moshën 25-vjeçare në Cyrih që duan të marrin nënshtetësinë zvicerane.
“Të rinjtë të cilët janë rritur dhe socializuar këtu, i takojnë qytetit tonë, dhe rrjedhimisht, duhen hequr barrierat për natyralizimin e tyre”, ka shkruar me këtë rast në një postim të tij në FB Përparim Avdili. Politikani i FDP-së, prej një viti është deputet në Parlamentin e Qytetit të Cyrihut, si i pari shqiptar në këtë post.
Më saktësisht, me mocionin në fjalë ata kërkojnë që Këshilli Komunal të fshijë nga rregullorja mbi taksat nenin 6 në lidhje me pranimin e të drejtës për natyralizim në qytetin e Cyrihut, shkruan albinfo.ch. Mbi këtë bazë të rinjtë deri në moshën 25-vjeçare do të liroheshin nga pagesa e taksës së caktuar për natyralizim.
Aktualisht rregullorja e përmendur në nivel qyteti parasheh që personat nën moshën 25-vjeçare të paguajnë një taksë prej 250 frangash për natyralizim. Veç kësaj, ata duhet të paguajnë edhe 250 franga për nivel kantoni dhe 150 të tjera në nivel federal.
Këto taksa për natyralizim janë për shumë prej tyre barriera tepër të larta kur dihet se ata, si të rinj, shpesh kanë mungesë të hollash sepse janë ende në shkollim e sipër, shkruan albinfo.ch. Nga ana tjetër janë pikërisht të rinjtë ata që, duke qenë të lindur ose të shkolluar në Zvicër, aplikojnë për nënshtetësi zvicerane dhe me këtë, edhe duan të marrin pjesë në proceset e vendimmarrjes politike.
I kontaktuar nga albinfo.ch, Avdili thotë se pranimi i mocionit është punë pothuaj e sigurt. Kjo, për faktin se atë e kanë bërë së bashku përfaqësues të dy forcave politike dhe (FDP dhe SP) dhe “pasi që e kemi mbështetjen edhe të dy grupeve tjera parlamentare”, ka thënë Përparim Avdili.
Megjithatë, për këtë mocion do të votohet në vjeshtën ose në dimrin që vjen.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin










