Lajme
Përparim Avdili, edhe zyrtarisht, kryetar i FDP-së për qytetin e Cyrihut
"Në mbledhjen e sotme të përgjithshme, anëtarët e FDP-së së qytetit të Cyrihut njëzëri zgjodhën Përparim Avdilin për kryetar të ri të partisë, në nivel të qytetit"
Përparim Avdili, është prej sot edhe zyrtarisht, kryetar i FDP-së (Partisë Liberale) për qytetin e Cyrihut. Siç pati shkruar albinfo.ch rreth një muaj më parë, zgjedhja e tij në këtë post ishte e pritshme dhe do të bëhej në kuvendin e përgjithshëm të partisë në nivel të qytetit të Cyrihut, e cila do të mbahej sot.
Siç thuhet në një komunikatë të kësaj partie, “në mbledhjen e sotme të përgjithshme, anëtarët e FDP-së së qytetit të Cyrihut njëzëri zgjodhën Përparim Avdilin për kryetar të ri të partisë, në nivel të qytetit. Partia është e kënaqur që me Avdilin, ka një pasardhës kompetent dhe tërësisht liberal të presidentit në largim Severin Pfluger”.
Edhe presidenti i sapozgjedhur shprehet i kënaqur me zgjedhjen brilante: “Jam mirënjohës për besimin që kanë shprehur anëtarët tanë ndaj meje dhe tani pres me padurim të vazhdoj dhe zgjeroj kursin e suksesshëm të FDP-së në qytetin tonë. Ajo që kërkohet është politika liberale dhe ne jemi të gatshëm të marrim edhe më shumë përgjegjësi që Cyrihu të bëhet më i jetueshëm për të gjitha njerëzit. Është një detyrë nderi të jesh në gjendje të formësosh të ardhmen e FDP-së dhe qytetit të Cyrihut në një mënyrë liberale”.
I njohur si asamblisti i parë me rrënjë shqiptare në Parlamentin e qytetit të Cyrihut, Përparim Avdili është prej disa vitesh i pranishëm në politikën e Cyrihut dhe më gjerë, shkruan albinfo.ch. Ai ka shtyrë me sukses disa nisma parlamentare në asamblenë e qytetit duke treguar kështu një profil prej politikani serioz dhe kompetent.
Avdili është mjaft i njohur si aktivist politik edhe për komunitetin shqiptar të Cyrihut dhe të Zvicrës. Ai është i pranishëm në shumë aktivitete që janë zhvilluar për vite me radhë brenda këtij komuniteti, duke marrë edhe përgjegjësi prej politikani me përcaktime të qarta, si në rrafshin e politikës së partisë së tij, liberale, ashtu dhe në përfaqësimin e interesave të komunitetit shqiptar në Cyrih e më gjerë.
E-Diaspora
-
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? ... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











