Lajme
Përmirësimi i kontrollit zviceran të trafikut ajror ngadalëson ritmin për arsye sigurie
Përmirësimi i sistemit të kontrollit të trafikut ajror të Zvicrës do të zgjasë më shumë se sa ishte parashikuar pas një sërë keqfunksionimesh, ka thënë operatori Skyguide.
Shefi i Teknologjisë i Skyguide, Klaus Meier, tha të enjten se ritmi origjinal i modernizimit po e bënte sistemin të prekshëm, transmeton swi, përcjell Albinfo.ch.
Sipas Meier, një “big bang”, pra modernizimi në një hap, do të kishte qenë jorealist për arsye sigurie dhe kostoje.
Kreu i teknologjisë ia atribuoi edhe avarive të shumta që kanë ndodhur muajt e fundit procesit të modernizimit në vazhdim.
Projekti, i cili kushtoi rreth 300 milionë CHF dhe përfshin dixhitalizimin dhe bashkimin virtual të qendrave të kontrollit të trafikut ajror të Gjenevës dhe Cyrihut, fillimisht ishte planifikuar të zbatohej nga viti 2014 deri në vitin 2024.
Megjithatë, skyguide tani është larguar nga ky orar. “Ne e nënvlerësuam horizontin kohor në këtë mjedis sigurie”, tha Meier dhe supozon se ky proces do të zgjasë edhe 10 vjet të tjera.
Ai është ende i bindur se rruga e ndjekur është e duhura dhe se nuk ka kthim prapa./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












