Lajme
Përmirësim i situatës në Gjenevë: Nga e shtuna, nisin lehtësimet e para
"Por në mënyrë që të mos prishim atë që kemi arritur në javët e fundit, ne po ecim përpara, gradualisht", ka thënë këshilltari i Shtetit, Mauro Poggia
Në Gjenevë, sallonet e bukurisë, floktoret dhe praktikat e fizioterapisë mund të rihapen, duke filluar nga e shtuna, 21 nëntor. Qeveria e kantonit të Gjenevës e ka bërë sot këtë njoftim, shkruan srf.ch.
“Situata po përmirësohet. Por në mënyrë që të mos prishim atë që kemi arritur në javët e fundit, ne po ecim përpara, gradualisht”, ka thënë këshilltari i Shtetit, Mauro Poggia sot për mediat.
Trajnerët sportivë përsëri do të kenë mundësi të stërvisin grupe deri në katër persona, transmeton albinfo.ch. Por, qendrat e fitnesit qëndrojnë të mbyllura përveç për aktivitetet e dakorduara më parë.
Zbutja shumë e shpejtë e masave, do të përbënte një rrezik serioz. Sistemi shëndetësor i Gjenevës vazhdon të jetë nën presion të fortë. Dje të martën, janë shtruar në spitale 606 pacientë me Covid-19, 80 prej tyre në njësi të kujdesit intensiv dhe të ndërmjetëm.
Lehtësimi vjen gjithashtu për të parandaluar që qytetarët e Gjenevës të kalojnë në kantonin Vaud, për t`u ikur kufizimeve që kanë në kantonine tyre, përcjell albinfo.ch. “Nuk është e pranueshme që gjenevasit të shkojnë e të bëjnë në kantonin Vaud ato që janë të ndaluara këtu” është shprehur Poggia.
Qëllimi i Këshillit të Shtetit (qeverisë kantonale)është t’u japë pronarëve të dyqaneve dhe restorantëve mundësinë për t’u hapur para Krishtlindjeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











