Lajme

Përmeti, qyteti pa asnjë krim!

Përveç rastit të Përmetit, me numër të ulët krimesh janë edhe Prokuroritë e Pukës, Pogradecit, Matit, Kavajës e Tropojës, me nga 1 për qind

Nga një raport i Prokurorisë së Përgjithshme që tregon në përqindje numrin e çështjeve penale të rregjistruara nga prokuroritë e shkallës së parë në rrethe, rezulton se Prokuroria e Përmetit nuk ka rregjistruar asnjë procedim penal!

Në rrethet me numër më të ulët të çështjeve të regjistruara, përveç rastit të Përmetit, janë Prokuroritë e Pukës, Pogradecit, Matit, Kavajës e Tropojës, me nga 1 për qind, shkruan panorama.al.

Në të njëjtin raport, Prokuroria bën edhe një analizë të hollësishme të përqindjes së kriminalitetit në rang qarqesh, bazuar në koeficientin e kriminalitetit për 100 mijë banorë.

Kështu, për qarkun Tiranë koeficienti i kriminalitetit për 100 mijë banorë rezultonte të ishte 1304. Bazuar në sistemin statistikor të Prokurorisë, është 1122, ndërsa në vitin 2014 ka qenë 1169″, thuhej në raport.

Për vitin 2015 koeficienti për 100 mijë banorë në rang vendi është 1122. Duke iu referuar qarqeve, përqindja më e ulët e kriminalitetit llogaritet në qarkun e Dibrës, me koeficientin 586 për 100 mijë banorë. Ndërsa përqindja më e lartë e kriminalitetit është llogaritur në qarkun e Vlorës.

“Në qarkun Vlorë, që përfshin Prokuroritë e Shkallës së Parë Vlorë dhe Sarandë, koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2015 është 1783″, citonte raporti, raporton Panorama.