Lajme
Përmbytjet sfidojnë Shqipërinë
Reshjet e shiut dhe shkrirja e borës nëpër zonat malore ka rritur dukshëm nivelin e ujit nëpër lumenj e përroska, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në Republikës e Shqipërisë. Përmbytje ka pasur edhe në autostradën “Rruga e Kombit” ku më së keqi ka pësuar një bashkatdhetarë nga Kosova, i cili për orë të tëra ka mbetur në baltë.
Bashkatdhetari me një Mercedes me targa gjermane, së bashkë me gruan dhe fëmijët po kthehej në vendin e punës, por brenda 25 sekondash, siç ka deklaruar ai, e ka mbuluar balta, që ka rrëshqitur nga anash.
Fotot e këtij bashkatdhetari i ka plasuar “Jeta Osh Qef” e cila gjithashtu ka ironizuar me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që ishte ministër Transporti në kohën kur u ndërtua rruga.
Ministria e Bujqësisë në Qeverinë e Shqipërisë ka raportuar për dëmet e shkaktuara në bujqësi në mbarë vendin, si pasojë e përmbytjeve. Sipas ministrisë në disa fshatra ujërat kanë dëmtuar sipërfaqe të konsiderueshme toke të mbjellë, ndërsa uji ka dëmërtuar në qindra hektarë tokë.
Vetëm në rrethin e Durrësit ndodhen rreth 180 hektarë nën ujë, në Krujë, sipërfaqja e tokave nën ujë është 620 hektarë.
Përveç “Rrugës së Kombit”, edhe rruga Elbasan-Librazhd është dëmtuar dukshëm nga reshjet, madje njëra korsi është mbyllur.
Ditën e sotme, ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ka inspektuar rrugën Elbasan-Librazhd, pas situatës së krijuar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dy ditë më parë. Si pasojë e rrjedhjes së rrëmbyer të ujit të lumit Shkumbin, u shemb një pjesë e rrugës Elbasan-Librazhd, duke penguar edhe qarkullimin e mjeteve.
Ministri Haxhinasto është shprehur se, “ky fakt tregon për cilësinë e dobët të punimeve në ndërtimin e rrugës”.
“Doli në pah cilësia e dobët e punimeve. Do të hetohet për këtë fakt, dhe do të presim mendimin e ekspertëve. Do të kryejmë hetime për të nxjerrë papërgjegjësitë, si dhe do të kryhet një ndërhyrje për të rregulluar këtë dëmtim”, deklaroi Haxhinasto.
Ndryshe, reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime dhe dëme të konsiderueshme materiale edhe në Republikën e Kosovës. Atje disa lumenj kanë dalë nga shtrati, ndërsa vetëm në komunën e Malishevës, janë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë, por edhe në tokën bujqësore.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












