Lajme
Përmbytje në Shqipëri, tre të vdekur
Përmbytjet kanë ardhur si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut. Sipas burimeve nga Shqipëria, dy nga viktimat janë babë e bijë. Ata humbën jetën në rajonin e Laçit
Tre persona kanë humbur jetën dhe qindra hektarë tokë janë vërshuar nga përmbytjet e fundit që ka përfshirë Qarkun e Lezhës në Shqipëri. Përmbytjet kanë ardhur si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut. Sipas burimeve nga Shqipëria, dy nga viktimat janë babë e bijë.
“Fatkeqësisht, Gjon Zef Kola, 60 vjeç nga Laçi, dhe vajza e tij, 26-vjeçarja Dorina Kola, u rrëmbyen nga uji, ndërsa gjendeshin duke lëvizur me automjet në qendër të qytetit”, thuhet në njoftim.
Policia gjeti në automjet të mbytur 60-vjeçarin dhe më pas në një distancë më të madhe është gjetur në orën 1 të mëngjesit trupi i 26-vjeçares. Ndërkohë, rreth orës 23:30, në fshatin Gallatë të Kurbinit, dy të rinj, një 15-vjeçar dhe shoku i tij 21-vjeçar Liman Balloku, po udhëtonin me një motor kur janë rrëmbyer nga ujërat në rrugë.
15-vjeçari mundi të shpëtojë edhe me ndihmën e banorëve, ndërsa 21-vjeçari u gjet i vdekur pas një ore nga ana e policisë.
Menjëherë pas vërshimeve është ngritur Shtabi i Emergjencës dhe në terren janë angazhuar 300 forca policie, zjarrfikësit dhe punonjësit e bashkive.
Sipas të njëjtave burime, rrugët e rajonit të Lezhës, Laçit e Mamurrasit janë kthyer në lumenj të vërtetë, ndërkohë që dëmet materiale nëpër banesa janë shumë të mëdha.
Ndryshe, moti i keq ka përfshirë dhe Durrësin dhe disa komuna tjera të Shqipërisë. Uji ka vërshuar në rrugët e qytetit, duke shkaktuar përmbytje në disa zona, përfshi dhe periferitë. Më keq situata ishte në hyrje të qytetit, ndërsa edhe lundrimi në det është vështirësuar për shkak të erës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













