Lajme
Përkundër pandemisë, Migros-i e mbylli vitin 2020 me qarkullim rekord
"Boom"-i i përjetuar gjatë kësaj periudhe në tregtinë përmes internetit dhe lulëzimi i biznesit me pakicë kanë tejkaluar ndjeshëm humbjet masive në sferat tjera
Pavarësisht nga pandemia e koronës, gjiganti i tregtisë me pakicë në Zvicër, Migros, gjatë vitit të kaluar ka shënuar rritje. Shitjet janë shtuar për 4 për qind duke arritur në shifrën prej29.8 miliardë frangash zvicerane, njofton shitësi Migrosi.
Dhe, ky është një rekord i deritashëm për shitësin me pakicë, shkruan srf.ch.
“Boom”-i i përjetuar gjatë kësaj periudhe në tregtinë përmes internetit dhe lulëzimi i biznesit me pakicë kanë tejkaluar ndjeshëm dhe kanë kompensuar humbjet masive në sferën e biznesit të turizmit, hotelierisë, fitnesit dhe atij të kohës së lirë, shkruan Migros në një komunikatë.
“Gjiganti i portokalltë”, siç njihet ndryshe Migros-i, ka përjetuar rritjen më të madhe në tregtinë në internet, transmeton albinfo.ch. Këtu shitjet janë rritur për 31 për qind duke arritur në gati 3 miliardë franga.
Në veçanti, platforma online Digitec Galaxus ka shënuar një rritje prej mbi 50 për qind duke u ngjiturb në 1.7 miliard franga, përcjell albinfo.ch.
Supermarketi i Internetit Migros Online (ish “LeShop”) gjithashtu ka kontribuuar në mënyrë të konsiderueshme në rritjen e përgjithshme, duke u rritur vetë për 40 për qind.
Operatori turistik Hotelplan, pjesë e Migros-it kishte vitin më të zi në historinë e tij, transmeton albinfo.ch. Shitjet e tij kanë rënë për 38 për qind duke ngelur në 732 milion franga për shkak të kufizimeve të udhëtimit.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












