Lajme
Përkundër koronavirusit, 1000 veta në ndeshjen ilegale të futbollit në Lozanë
"Duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve të pranishëm, ndërhyrja nga policia mund të kishte qenë kundërproduktive dhe madje e rrezikshme" ka thënë një zëdhënës i policisë së qytetit në Lozanë
 
                                                                        Një ndeshje jozyrtare e futbollit në mbrëmjen e të enjtes ka tërhequr gati 1.000 të rinj në Lozanë, shkruan sda.ch. Ndeshja është zhvilluar përkundër faktit se për shkak të koronavirusit ngjarjet masive janë të ndaluara prej tashmë më shumë se dy muajsh.
Policia nuk ka arrestuar askënd, por ka hapur një hetim për të identifikuar ata që janë përgjegjës për ngjarjen, transmeton albinfo.ch. “Duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve të pranishëm, ndërhyrja nga policia mund të kishte qenë kundërproduktive dhe madje e rrezikshme” ka thënë një zëdhënës i policisë së qytetit në Lozanë, për Radio RTS të Zvicrës perëndimore.
Policia ka mbajtur distancën e tyre për të parandaluar trazirat e mundshme.
Loja e egër u zhvillua në Les Boveresses, në zonën e sipërme të qytetit të Lozanës. “Ne e dinim se diçka po zihej atje, por nuk e dinim vendndodhjen e saktë. Prandaj ishte e vështirë për të parandaluar lojën paraprakisht”, ka thënë zëdhënësi i policisë.
Kjo lloj grumbullimi masiv i të rinjve duket të jetë organizuar përmes rrjeteve sociale, përcjell albinfo.ch. Edhe lojëra tjera të ngjashme janë zhvilluarnë kantonin e Vaudit gjatë ditëve të kaluara. (Sda)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
- 
                                                
                             Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Zohran Mamdani bën shqiponjën, reagojnë shqiptarët... Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Zohran Mamdani bën shqiponjën, reagojnë shqiptarët...
- 
                                                
                             Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar
- 
                                                
                             Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
- 
                        Berlin                         
                             Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
- 
                                                
                             Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
Jeta në Austri
- 
                                                
                             Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit...
- 
                                                
                             Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025
- 
                                                
                             Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
- 
                                                
                             Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
- 
                                                
                             Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz


 
                        









 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                