Kosova
Përkujtohen me nderim martirët e kombit shqiptar
Është bërë e ditur se ambasadori i Republikës së Shqipërisë dhe i Republikës së Kosovës në Austri përkatësisht Roland Bimo dhe Lulzim Pllana, përkujtuan me nderim e respekt sakrificën supreme të martirëve të kombit, viktima të mizorisë naziste, që humbën jetën në kampin famëkeq të përqëndrimit në Mauthauzen, transmeton albinfo.ch.

Me mbishkirmin „Në kujtim të të gjithë të rënëve, viktima të mizorisë naziste dhe „I paharraur kujtimi i shqiptarëve të rënë në kampet naziste“, në Memorialin e kampit në qendër të sheshit famëkeq të apelit, u vendosën kurora me lule në emër të Republikës së Shqipërisë nga Z. Bimo dhe në emër të Republikës së Kosovës nga ambasodori Lulzim Pllana.

Po ashtu, ambasadorët Bimo e Pllana vizituan dhe vendosën lule në Memorialin e Republikës së Shqipërisë dhe Pllakën Përkujtimore të Republikës së Kosovës inaguruar para disa vitesh në „murin e akuzës“, në kujtim e respekt të viktimave të kombit shqiptar.

Morën pjesë gjithashtu atasheu policor i Republikës së Kosovës Kolonel Bekim Halilaj, si dhe studjuesi Hazir Mehemti, me eksperiencë e kontribut të veçantë në kërkime shumëvjeçare për shqiptarët e rënë në këtë kamp.

Gjatë kësaj ceremonie të veçantë për shkak të kufizimeve të impnuara nga rregullat për frenimin e pandemisë, Ambasadorët Bimo dhe Pllana u pritën dhe shoqëruan nga Z. Bernhard Muehleder, përgjegjës i seksionit të edukimit. /Albinfo.ch


Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













