Shkurt.ch

Përkeqësohet tregu i punës për të moshuarit

Punëtorët mbi 50 vjeç në Zvicër mbeten më shpesh pa punë se më parë. Arsyeja kryesore është globalizimi, kompanitë e preferojnë më shumë njerëz të rinj nga jasht

Gjithnjë e më shumë kërkesa për punë vijnë nga njerëz të moshuar në Zvicër. Vitin e kaluar nga reduktimet e vendeve të punës janë prekur 41 për qind e punëtorëve mbi 50-vjeç. Siç raporton “NZZ am Sonntag”, duke iu referuar firmës «Lee Hecht Harrison» (LHH) punëtorët gjatë vitit 2012 ishin tepër të prekur nga vala e ristrukturimit

Vështirësitë në rritje në tregun e punës për të moshuarit mbi 50 vjeç vijnë për shkak të globalizimit. Kompanitë zvicerane kanë zëvendësuar punëtorët më të vjetër me të rinj nga jashtë. “Kjo është ana e errët e tregut të punës,” tha Pascal Scheiwiller nga LHH.

Kompanitë shpeshherë preferojnë më shumë të investojnë në punëtorë të rinj se sa në njerëz të moshuar.

23 për qind e të gjithë të papunëve janë mbi 50 vjeç.

Sipas «Adecco» vetëm një e treta e të gjitha kompanive zvicerane ende mbajnë punëtorë të rregullt mbi 50-vjeç