Shkurt.ch
Përgjysmë më pak pensione të reja invalidore në krahasim me vitin 2003
Krahasuar me vitin rekord, 2003, ky numër është zvogëluar saktësisht përgjysmë: nga 28.200 raste të reja që ishin regjistruar në vitin 2003, në vitin 2016 ky numër ka rënë në 14100
Numri i pensioneve të ndara rishtas të invaliditetit vazhdon të mbetet stabil, me një tendencë të lehtë të uljes. Në vitin 2016 ishin ndarë gjithsej 14.100 pensione të tilla, që është numër afërsisht i njëjtë me atë të një viti më parë. Ndërsa, krahasuar me vitin rekord, 2003, ky numër është zvogëluar saktësisht përgjysmë: nga 28.200 raste të reja që ishin regjistruar në vitin 2003, në vitin 2016 ky numër ka rënë në 14100.
Në janar të këtij viti, në Zvicër ishin gjithsej 21.100 persona që merrnin pension invaliditeti, që është për 2900 ose 1.3 më pak se në vitin paraprak, njofton Zyra Federale për Sigurime Sociale (BSV). Rënia, në krahasim me vitin 2006 kur ky numër ishte më i larti, ishte 15 për qind, shkruan albinfo.ch. Këtu kemi të bëjmë me llogaritjen e të gjitha pensioneve invalidore, shumën e llogaritur të pensioneve të plota dhe atyre të pjesshme.
Zyra Federale në raportin më të ri publikon edhe shifrat që dëshmojnë luftimin e abuzimit me pensionet. Kështu, në vitin 2016, janë përmbyllur 1950 raste të hetimeve, të cilat në 650 raste kanë rezultuar me vërtetim të dyshimeve. Një vit më parë kishin qenë 540 raste të tilla, shkruan albinfo.ch. Përmes luftimit të keqpërdorimit, gjatë vitit 2016 janë kursyer 178 milionë franga ndërsa për hetime janë shpenzuar 8 milionë franga.
Ngritja e një sistemi unik për luftimin e abuzimeve përmes qendrave kantonale të Sigurimit të Invaliditetit kishte filluar në vitin 2008. Faza e ngritjes tashmë ka përfunduar dhe procedura është stabilizuar, shkruan BSV.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










