Shkurt.ch
Përfundon punimet Forumi i Davosit
Në Zug është organizuar një protestë kundër Forumit të Davosit. Policia ka arrestuar 22 veta
Janë mbyllur të shtunën punimet e Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos. Në mbylljen zyrtare të këtij aktiviteti të madh, thememeluesi i tij, Klaus Schwalb, duke falënderuar pjesëmarrësit ka theksuar veç tjerash se «nuk është e thjeshtë sot të shprehesh lidhur me temat e rënda aktuale. Por falë oratorëve të angazhuar dhe publikut të interesuar, Forumi megjithatë ia ka dalë me sukses”.
Shwalb ka falënderuar në veçanti numrin e madh të forcave të sigurisë, të cilat e kanë bërë të mundur mbajtjen pa proleme të mëdha të forumit, përkundër gjendjes së rënduar të rrezikshmërisë, shkruan srf.ch.
Përmbyllja e forumit është bërë me një shfaqje muzikore. Çelistja amerikane Zoë Keating ka qenë e fundit që ka performuar në skenën e Qendrës së Kongreseve në Davos.
Ndërkohë, në një vend larg Davosit, në Zug është mbajtur po të shtunën një demonstratë kundër Forumit të Davosit. Pasi që aktiviteti ishte i palejuar, policia ka shpërndarë me forcë dhe ka kontrolluar rreth 140 pjesëmarrës. Me atë rast ajo ka arrestuar 22 veta. Të lënduar dhe as dëme materiale nuk ka pasur.
Në demonstratë kanë marë pjesë rreth 250 veta, njoftojnë autoritetet kompetente të Zugut.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










