Maqedonia
Maqedoni e Veriut: Përfundon numërimi i votave në 10 komuna, ky është rezultati
Mësohet se në 10 komuna janë përpunuar plotësisht të dhënat nga votimi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2021.
Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Haraçinë, Ridvan Ibraimi nga BDI-ja ka fituar 50.75 për qind të votave, krahasuar me Melikie Halimin nga LSDM – 47.82 për qind të votave.
Në Bogovinë Besnik Emshi nga BDI fitoi 62.29 për qind, ndërsa kundërshtari i tij nga Aleanca për Shqiptarët, Albon Xhemaili, 36.36 për qind.
Në Vevçan, Spase Kocovski nga VMRO-DPMNE ka 50.41 për qind të votave, ndërsa Sasho Jankoski LSDM – 46.88.
Në Demir Kapi, Llazar Petrov LSDM fitoi 49.93 për qind të votave dhe Andon Donev VMRO-DPMNE 48.47. Në Demir Hisar, Nikolla Najdovski VMRO-DPMNE ka 49.75 për qind të votave, ndërsa Stevçe Mitrevski LSDM 46.76.
Në Konçe, Zlatko Ristov VMRO-DPMNE fitoi 49.93 për qind të votave, ndërsa Blagoj Iliev LSDM 48.89. Në Lozovë, Boshko Cvetkovski VMRO-DPMNE ka 49.94 për qind të votave, ndërsa Aco Velkovski nga LSDM 47.45.
Në Pehçevë, Aleksandar Kitanski VMRO-DPMNE mori 51.20 për qind të votave, ndërsa Slavço Pandurski LSDM 45.98 për qind. Në Rosoman, Stojan Nikolov nga LSDM ka 53.65 për qind, ndërsa Tihomir Nikollov nga VMRO-DPMNE 44.31 për qind të votave.
Në Çashkë, Goran Stojanovski nga LSDM ka 56.07 për qind, para Suat Shaqirov nga BDI 41.78 për qind të votave.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










