ALBINFO.CH
Uncategorized
Përfundon aventura e gjilanasve: 3 humbje, një barazim
Pas tri humbjeve radhazi, ekipi i U17 i përbërë nga lojtarë të 4 ekipeve të Rajonit të Gjilanit, arrin që në lojën e katërt dhe të fundit të barazojnë kundër FC Grasshopper GC.
Duket se tre lojërat e fundit të luajtura së bashku, si dhe përballja e tyre me ekipet zvicerane, apo thënë më mire njohja me nivelin e futbollit helvetik, ndikuan që dje të rinjtë gjilanas të barazojnë me rezultat 2:2.
Duke kaluar të parët në epërsi, e me një lojë dhe komponim ekipor që nuk ishte parë deri dje, pos rezultatit të knaqshëm për ta, gjilanasit gëzuan tej mase edhe stafin teknik si dhe organizatorët.
Një element tjetër që me siguri ndikoi tek lojtarët, ishte padyshim edhe përkrhja nga tifozët, të cilët dje ishin të pranishëm në një numer mjaft të madh, gjë që iu dha zemër gjilanasve për të treguar një lojë të bukur.
I emocionuar tej mase me këtë rast, ishte padyshim edhe Pajazit Sopi, „fajtori“ kryesor që këtyre të rinjve gjilanas iu mundësua që për herë të parë të dalin jashtë vendit e të përballen me ekipe nga Zvicra. Edhe përkundër vështirësive që kishte pasur në organizimin e kësaj ngjarje, Pajaziti ndjehet mëse i kënaqur për mundësinë që iu ka ofruar të rinjëve kosovarë.
Por ai shprehet mjaft optimist, se me ndihmën e duhur, në veqanti atë financiare, shkëmbimi i përvojave të tilla, do të ndikojnë që futbolli kosovar një njihet edhe më shumë me atë të huaj, e që do të nxjerrte futbollin kosovar nga izolimi.
Ekipi i U17 nga rajoni i Gjilanit ishte i përbërë nga ekipet „Drita“, „ Gjilani“, „Galaxy“ si dhe „ Galatasaray-Kosova“. Gjatë udhëtimit të tyre në Zvicër, ata kishin të aranzhuara katër ndeshje miqësore me bashkëmoshatarët e ekipeve më në zë të Zvicrës. Bilanci i kësaj aventure ishte 3 humbje e një barazim.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese














