Jeta në Zvicër
Përfundimisht humbin të tri iniciativat
Kundër "Ecopop"-it kanë votuar 74%, kundër taksimit paushall 60% dhe kundër iniciativës për ruajtjen e rezervave të arit, 78%
Rezultatet e fundit tregojnë se humbja e tri iniciativave në nivel nacional ka qenë edhe më bindëse se sa ishte menduar. Kështu, kundër “Ecopop”-it kanë votuar 74%, kundër taksimit paushall 60% dhe kundër iniciativës për ruajtjen e rezervave të arit, 78%.
Këto janë shifrat ende jo përfundimtare, të nxjerra nga Instituti për hulumtimin e opinionit gfs.bern por sipas të gjitha gjasave rezultati që do të shpallet në fund të ditës do të shkojë në këtë drejtim. Margjinat e gabimit thuhet se janë +-2%.
Përveç me vota, të tri iniciativat kanë humbur edhe në shumicën e kantoneve. Të gjitha kantonet ku janë numëruar votat, i kanë thënë jo “Ecopop”-it dhe “Arit” ndërsa ajo për taksimin paushall ka shumicën vetëm në kantonin Schaffhausen
———–
Zviceranët me të drejtë vote tashmë e kanë kryer punën e tyre, kanë votuar ndërsa komisioneve përkatëse u mbetet të bëjnë përllogaritjen e rezultateve të referendumit të mbajtur sot. Kanë qenë tri iniciativa për të cilat është votuar në nivel nacional dhe, sipas rezultateve të para që kanë filluar të publikohen nga ora 12.30, të tri iniciativat po shënojnë humbje.
Më e njohura prej tyre, ajo “Ecopop”, e cila synon kufizimin e numrit të të huajve në Zvicër po shënon debakël të plotë. Të dhënat e para tregojnë se ajo është në humbje të thellë madje edhe në kantonet konservative, të cilat zakonisht përqafojnë iniciativat me qëndrim “të fortë”ndaj të huajve.
Kështu, në kantonin Aargau, humbja e Ecopo-it është 71.6%, në atë të Nidwalden-it 69% e në kantonin e Cyrihut 76%.
Edhe dy iniciativat tjera, për taksimin paushall të pasanikëve të huaj dhe ajo për mbrojtjen e rezervave të arit po tregojnë trend humbjeje.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










