Shkurt.ch

Përfituesit e asistencës sociale duhet të paguajnë tatime

Përfituesit e mirëqenies sociale duhet t’i paguajnë taksat shtetit në të ardhmen.

Këtë e kërkon një Komision Ekonomik në Dhomën e Kantoneve. Objektivi i tyre është trajtimi i barabartë me përfituesit e asistencës sociale dhe të punëtorëve me paga të ulëta.

Anëtarët e Komisionit Ekonomik të Dhomës së Kantoneve (CTE) pajtohen se përfituesit e asistencës sociale do të duhet të paguajnë taksa. Me 8 vota për e 3 abstenime është miratuar një mocion përkatës të mërkurën.

Në projektligj, të cilin tani do ta zhvillojë Komisioni, do të merren parasysh kostot e ndryshme të jetesës dhe sistemet e mirëqenies sociale nëpër kantone.