Lajme
Për terrorizëm akuzohen dy kosovarë
Prokuroria ka bërë me dije se aktakuza është ngritur ndaj A.L. dhe N.B, njëri pjesëmarrës në grupin Al Nusra tjetri në ISIS
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy kosovarëve, njëri me nënshtetësi franceze, për pjesëmarrje në grupe terroriste në Siri. Prokuroria ka bërë me dije se aktakuza është ngritur ndaj A.L. dhe N.B, njëri pjesëmarrës në grupin Al Nusra tjetri në ISIS.
“A.L dhe N.B., kanë shkruar në Siri, ku i janë bashkangjitur organizatës terroriste Al Nusra dhe atë, i pandehuri A.L nga një fshat i komunës së Kaçanikut, në periudhën kohore nga muaji nëntor 2013 deri në majin gusht 2014”, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Kosovës.
I pandehuri N.B sipas prokurorisë, në muajt e parë të 2013-tes ka qenë në Siri dhe “për shkak të konflikteve që kanë pasur grupi terrorist Al Nusra me organizatën tjetër terrorist ISIS, janë kthyer në Republikën e Kosovës”. Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe e njëjta është dërguar në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Ndryshe, në bazë të ligjit që ka miratuar Kuvendi i Kosovës, pjesëmarrja në një luftë të huaj dënohet nga 5 deri në 15 vjet heqje lirie. Deri më tani në luftën qytetare në Siri e Irak, mendohet se kanë marrë pjesë rreth 300 qytetarë, ndërsa 200 prej tyre janë hetuar apo po akuzohen nga drejtësia kosovare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












