Lajme
Për të moshuarit, SHBA lëshon viza edhe në Prishtinë
Kosovarët e moshës mbi 60 vjeçare do të mund të aplikojnë për vizë turistike (b1/b2) në Ambasadën Amerikane në Prishtinë
Nga 5 janari i vitit të ardhshëm, Ambasada amerikane në Prishtinë do të filloj të pranoj aplikacionet për viza turistike (B1/B2) për Kosovarët e moshës mbi 60 vjeçare. Deri më tani, shërbim i tillë është ofruar në Prishtinë vetëm për ripërtërirjen e vizës së skaduar dhe për të moshuarit mbi 80 vjet.
Këtë njoftim e ka lëshuar sot Ambasada Amerikane në Kosovës, e cila pranona aplikacione vetëm për të moshuarit.
“Ambasada amerikane në Prishtinë përpiqet të ofroj shërbime cilësore për qytetarët e Kosovës të cilët aplikojnë për viza dhe ka konsiderata për vështirësitë që paraqet udhëtimi për në Shkup, ka vendosur ti zgjeroj shërbimet për viza të ofruara në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Në të ardhmen, aplikantët, sipas njoftimit, duhet plotësuar formularin DS-160 (i cili mund të gjendet në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në: https://xk.usembassy.gov/visas/), të përzgjedhin Prishtinën si vend i aplikimit dhe të caktojnë terminin në web-faqe.
“Në ditën e intervistës aplikantët duhet të paguajnë tarifën për vizë (me para në dorë, dollarë ose euro) në ambasadë ku dhe do të intervistohen nga një zyrtar konsullorë. Vëni re se këto procedura dallojnë nga ato për në ambasadën amerikane në Shkup. Gjatë intervistës, të gjithë aplikantët duhet të vërtetojnë se kualifikohen për të marrë vizën. Zakonisht, vizat e aprovuara mund të merren në ambasadë, dy ditë pune pas intervistës”, thuhet në njoftim.
“Qiftet e martuara mund të aplikojnë së bashku përderisa njëri nga ta është mbi 60 vjeç. Të gjithë aplikantët tjerë të moshës 14 deri 59 vjeçare e që aplikojnë për herë të parë për vizë turistike (B1/B2) duhet të aplikojnë në ambasadën amerikane në Shkup”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












