Kosova
Për të 10-ën herë mbahet ecja kundër kancerit
Drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë thanë se do të punojnë në ngritjen e kapaciteteve që i gjithë trajtimi i kancerit të gjirit të bëhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës
Në Prishtinë për herë të 10 është organizuar ecja simbolike për të shënuar muajin e luftimit të kancerit të gjirit. Në këtë event morën pjesë personalitete të shumta u kërkua të merren më shumë masa për parandalimin e kësaj sëmundjeje; përfshirë kontrolle të shpeshta nga gratë, furnizim më i mirë me barna.
Drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë thanë se do të punojnë në ngritjen e kapaciteteve që i gjithë trajtimi i kancerit të gjirit të bëhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ndërsa Kryeministri, Ramush Haradinaj, deklaroi se zbulimi i hershëm i kësaj sëmundje është mbijetesë. Haradinaj tha se për këtë ditë më së miri mund të flasin ato që e kanë kaluar këtë sfidë, duke potencuar këtu se njeh shumë zonja të cilat kanë kaluar një sfidë të tillë.
Ky manifestim u organizua nga Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, udhëhequr nga Nafije Latifi.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










